Zgjedhjet Presidenciale/ Osmani fton Siljanovskën në debat për të prezantuar programet

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani ka ftuar përsëri në debat  kundër kandidaten e tij nga VMRO – DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova në debat, për t’i përballur argumentet e tyre rreth programeve të tyre që ofrojnë.

Osmani ka kritikuar programin e Siljanoskës, duke thënë se, fryma që shpërndan kjo parti e çon vendin në izolim.

“Ftoj znj Siljanovska Davkova, të paraqitet në debat me mua që të flasim për të gjitha argumentet për këto dy alternativa integrimi kundrejt izolimit. Sepse e dini vet shkelja e Marrëveshjes së Prespës, shkelja e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, shkelja e Marrëveshjes së Ohrit që ditën e parë do të sjellë izolim të këtij shteti. Kjo frymë që e promovojnë, na jepni 61 deputetë që të mos varemi nga shqiptarët, është vetëm tentim për supremaci të një bashkësie ndaj një tjetre”, tha Bujar Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkaq, Siljanovska gjatë tubimit që mbajti në Komunën Qendër, i është përgjigjur Osmani në lidhje me ftesën për debat.

“Nëse kjo është një koloni moderne, një protektorat, në të cilin është i rëndësishëm certifikata nga jashtë, që do të thoshte një politikan mjekësor apo mjek politik, i cili mendon për veten se është president evropian. Diçka e tillë nuk ekziston. Tani dëgjoj që edhe ai ka hedhur dorëzën dhe më sfidon në dyluftim. Ai nuk ka ide për atë çfarë fletë. Imagjinoni çfarë e ka më të rëndësishme? Politikanët të jetë të certifikuar. Kush e jep certifikatën? Ju, qytetarët, populli!”, tha Gordana Siljanovska.

Disa ditë më parë, iu kundërpërgjigj Osmanit se thirrja e tij për 61 deputetë nuk është nacionaliste dhe se këto zgjedhje nuk janë referendum për BE-në apo izolim, siç thotë Osmani./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share