Zgjedhjet 2024/ 10 OJQ me 18 pyetje për partitë politike!

Morën pjesë në zgjedhjet lokale, kanë fituar përvojë por edhe njohuri për kushtet dhe nevojat për ndryshime.

10 Organizata Joqeveritare u kanë dërguar 18 pyetje partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje dhe presin përgjigje konkrete me afate, buxhet dhe institucione dhe me persona përgjegjës, për Ndotjen, Urbanizmin, Sundimin e ligjit dhe Cilësinë e jetës.

Ndotja: çfarë do të bëni konkretisht vitin e ardhshëm, që në 3 dhe 5 vitet e ardhshme numri prej 5600 viktimave të ndotjes të mos rritet, por të ulet dhe a i dini pasojat ekonomike të ndotjes dhe si do të merreni me ato?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Urbanizëm: Kur do ta ndryshoni Ligjin për tokën ndërtimore që i mundëson atij që ka 30% të mund të blejë 70% të parcelës ndërtimore me tokë shtetërore? Si do të parandaloni privatizimin e tokës tërheqëse shtetërore me çmime të volitshme?

Sundimi i ligjit. Do të mbështesni një debat publik në Kuvend për Kodin Zgjedhor pas zgjedhjeve?

10 OJQ-të përgjigjet nga partitë politike i presin deri më 2 maj dhe sic thonë do t`i  publikojnë në tërësi para procesit zgjedhor më 8 maj, në mënyrë që të jenë një udhërrëfyes, por edhe një detyrim për periudhën në vijim./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share