Uashtington: Dialogu strategjik – deklarata e përbashkët SHBA-RMV

UASHINGTON: DIALOGU STRATEGJIK – DEKLARATA E PËRBASHKËT SHBA – RMV

Më 2 Qershor, Qeveritë e SHBA-ve dhe RMV-së mbajtën Dialogun Strategjik në Uashington, I fikusuar në thellimin e partneritetit dypalësh. Dialogu udhëhiqej nga Ndihmës Sekretarja Shtetërore e SHBA-ve, Karen Donfrid dhe Ministri I Jashtëm I RMV-së, Bujar Osmani. Janë konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve dhe përparimi për prioritetet e përbashkëta për siguri dhe prosperitet në planin dypalësh, në Evropë dhe gjithë botën.

Në deklaratën e përbashkët nga Partneriteti Strategjik SHBA-RMV rreth nismave rajonale, sic percjell KlanM, SHBA-të kanë theksuar rëndësinë e përparimit të procesit të aderimit në BE për RMV-në dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

NISMAT RAJONALE

“SHBA-të mbështesin kyçjen konstruktive të RMV-së në nismat rajonale për stabilitet dhe siguri, duke llogaritur Iniciativat VIII dhe B6, të inicuar nga RMV-ja, si dhe qëllimi i RMV-së të bëhet anëtare e Nismës për tre detet”

Si anëtare më e re e NATO-s, RMV-ja ka treguar përkushtimin për promovimin e paqës dhe stabilitetit në kontinentin evropian.

MBROJTJE DHE SIGURI

“SHBA-të kanë lëvdëruar zhvillimin e qendrës për trajnime Krivolak që t`u shërbejë aleatëve dhe partnerëve në NATO. SHBA-të dhe RMV-ja kanë konfirmuar bashkëpunimin SHBA – Karta e Adriatikut (A5), si platformë të vetme për bashkëpunim rajonal”

SHBA-të dhe RMV-ja kanë përsëritur përkushtimin për përforcimin e partneritetit në tranzicionin dhe prodhimin e burimeve të riparueshme të energjisë.

ENERGJIA DHE MJEDISI JETËSOR

“RMV-ja ka përsëritur angazhimet se gradualisht thëngjillin deri në vitin 2030 do ta heq nga përdorimi dhe do të kontribuojë për qëllimin e premtimit Global për metan për 30% ulje të emisioneve antropogene globale të metanit deri në 2030, në nivelin e vitit 2020.

SHBA-të dhe RMV-ja kanë konfirmuar përkushtimin për t`i zgjeruar këmbimet arsimore, kulturore dhe profesionale që nxisin mirëkuptim midis njerëzve të dy kombeve dhe reflektojnë vlerat e përbashkëta, aspiratat dhe qëllimet.

LIDHJET MES NJERËZVE

“SHBA kanë dërguar lëvdata për kycjen e RMV-së në Aleancën Ndërkombëtare për përkujtimin e holokaustit, kurse dy vendet presin përforcimin e promovimit të arsimit dhe kujtesës së saktë historike.

Dy vendet janë të përkushtuar në promovimin e demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut në nivel rajonal dhe global, që ndërlidhen me zotimet e dhënë në Samitin për Demokraci, nikoqir I së cilës ishte Presidenti Bajden.

BASHKËPUNIMI DYPALËSH DHE SUNDIMI I SË DREJTËS

“SHBA-të kanë përshëndetur interesimin e RMV-së për t`u bërë vend partner me Programin global për hyrje të Doganës dhe mbrojtes në kufijtë e SHBA-ve”

Dy vendet kanë konfirmuar përkushtimin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe komercial. SHBA-të, sic percjell KlanM, njohin RMV-në si një treg të rëndësishëm strategjik në zhvillim me potencial të lartë.

TREGTIA DHE INVESTIMET

“SHBA-të dhe RMV-ja kanë shprehur gatishmëri që t`i shfrytëzojnë mundësitë komerciale, t`i përparojnë reformat në klimën afariste dhe të vazhdojnë me identifikimin e zvogëlimin e barrierave për tregti dhe investime” – thuhet në deklaratën e përbashkët pas mbajtjes së Dialogut Strategjik SHBA – RMV. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share