Zelensky u kërkon zyrtarëve që të mos flasin publikisht për taktikat ushtarake

Presidenti ukrainas u ka bërë thirrje zyrtarëve që të mos flasim më me gazetarët për taktikat ushtarake kundër Rusisë, teksa një zyrtare e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se është hapur një hetim lidhur me rrjedhjen e informacioneve.

Deklaratat e Volodymyr Zelenskyt vijnë teksa spekulimet po vazhdojnë lidhur me shkakun e një serie shpërthimesh më herët gjatë kësaj jave në bazën ajrore ruse në Krimenë e okupuar.

Shpërthimet kanë shkatërruar të paktën tetë avionë luftarakë rusë që ishin në bazën ajrore në Krime.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Saki që gjendet në perëndim të qytetit Novofedorivka të Krimesë.

Rusia ka sugjeruar se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të pakujdesisë. Megjithatë, zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat ukrainase janë përgjegjëse për shpërthimet.

“Lufta definitivisht nuk është koha për gjëra të kota dhe për deklarata të zëshme”, tha Zelensky, gjatë një video-adresimi në orët e vona të 11 gushtit.

“Sa më pak detaje të zbuloni për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për zbatimin e atyre planeve”, shtoi ai.

Zelensky tha se publikimi i taktikave ushtarake është veprim i papërgjegjshëm.

“Nëse dëshironi që Ukraina të fitojë duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni përgjegjës për çdo fjalë që thoni për planet e Qeverisë sonë për mbrojtje apo kundërsulme”, tha ai.

Përmes një postimi në Facebook, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se shërbimet e sigurisë po hetojnë se kush ka folur për mediat lidhur me shpërthimet.

“Rrjedhje të tilla të informacionit pengojnë planet e ushtrisë ukrainase, pasi që armiku mund të ndryshojë veprimet e tij dhe të përdor këtë informacion kundër nesh”, shkroi ajo.

Turqia, ndërkaq, tha se edhe dy anije me drithëra janë larguar nga portet ukrainase në Detin e Zi më 11 gusht, duke bërë që totali i anijeve që janë larguar nga Ukraina të arrijë në 14.

Ukraina ka arritur marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara më 22 korrik për të zhbllokuar eksportin e 22 milionë tonë mistri dhe drithërave të tjera që kishin mbetur në porte dhe depo, qëkur Rusia nisi pushtimin e shtetit më 24 shkurt.

Ukraina është një eksportuese e madhe e grurit, misrit dhe drithërave të tjera dhe pamundësia për të eksportuar këto produkte ka kontribuar në rritjen e çmimeve të ushqimit në mbarë botën. Rritjet e çmimeve kanë rritur frikën se disa shtete mund të preken nga uria ose mund të shkaktohet jostabilitet politik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share