Zelenski në PE: Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane përmes luftës totale

“Putini po përpiqet të asgjësojë vlerat europiane përmes luftës totale, por nuk do ta lejojmë këtë,”” Kjo është deklarata e fortë e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky para Parlamentit Europian në Bruksel. Në një seancë emocionuese përpara eurodeputetëve , i duartrokitur dhe brohoritur, Zelensly artikuloi dëshirën për paqen dhe luftën e popullit ukrainas për mbrojtje dhe për të ardhmen.

Dëshirës për paqe të Ukrainës, Zelensky i kundërvuri dëshirën e regjimit rus për luftë. Zelenski deklaroi, se kuptimi dhe vlera e jetës në Rusi është shkatërruar dhe dominojnë vetëm vlerat e Kremlinit, pasi sipas tij, Rusia i sheh njerëzit e saj si anije për mbajtjen e armëve. Zelensky e cilësoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin si diktator që përdor armët sovjetike dhe armë nga Irani për të sulmuar infrastrukturën kritike.

Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, theksoi, se Rusia nuk po sulmon vetëm ukrainasit, por edhe mënyrën europiane të jetesës. Duke falenderuar Bashkimin Europian për ndihmën shumëdimensonale të dhënë deri tani, Zelensky bëri thirrje për mbështetjen e Ukrainës në fushën e betejës nga Europa.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share