Xhezairi: 18 në ekran, e kemi sjellur atë botën në miniatur në valët e BBC në shqip

Në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni, Seladin Xhezairi gazetar i BBC shqip tha se BBC në shqip është gati 18 vite në ekranet tona.

“E kemi në ekran 18 vite BBC në shqip, kjo është ajo sigla ajo motoja me të cilën e kemi filluar. Ka qenë viti 1993 në 28 Shkurt kemi startuar një botë shqiptare me përfaqësues nga të gjitha hapësirat shqiptare nga Tirana, Prishtina, Shkupi, kemi pasur korespodent nga Ulqini nga Brukseli më vonë kemi pasur nga Turqia kemi pasur nga Athina kemi pasur nga Bostoni nga Brukseli dhe e kemi sjellur atë botën në miniatur në valët e BBC në shqip” – tha Selajdin Xhezairi. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share