Çmimi i energjisë elektrike për kompanitë më i lartë se në të gjithë rajonin

JOVANOVSKI: QEVERIA DUHET TË GJEJË ZGJIDHJE TË BALANCUARA

Në këtë moment nuk ka problem më të madh për ekonominë maqedonase se sa çmimi i energjisë elektrike. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje të balancuara që do t’i lejojnë sektorit të biznesit të mbijetojë. Nëse kjo nuk ndodh, shumë kompani do të mbyllen dhe shumë vende punë do të humbën. Nëse njerëzit mbeten pa rrogë, nuk do të mund t’i paguajnë faturat, sado që të subvencionohen nga Qeveria, tha sot për media Zoran Jovanovski nënkryetari i odës ekonomike, raporton Klan M.

Sipas tij, duhet një reagim i menjëhershëm sepse koha po kalon dhe rreziqet po shtohen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Para meje kam të dhëna specifike për faturën e energjisë elektrike të një kompanie që është anëtare e Dhomës. Edhe pse në korrik të këtij viti kompania ka shfrytëzuar më pak energji elektrike se korriku i vitit të kaluar, fatura e saj e energjisë elektrike këtë vit është pothuajse gjashtë herë më e lartë se në korrik të vitit të kaluar. Vitin e kaluar për korrikun ajo ka paguar rreth një milion denarë, ndërsa këtë vit për korrik gjithsej gjashtë milionë denarë. Cili biznes do ta durojë këtë dhe deri kur?” – deklaroi Zoran Jovanovski, nënkryetari i odës ekonomike.

Aji gjithashtu shtoi se në vitin 2021 janë fshirë 6995 persona juridikë nga regjistri i personave juridikë tregtarë, ndërsa në vitin 2022 sipas të dhënave të publikuara aktualisht janë fshirë 5324 persona juridikë.

“Me këtë dinamikë fshirjeje, këtë vit do të fshihen më shumë persona juridikë se vitin e kaluar. Me këto çmime të energjisë elektrike, sa kompani të tjera do të vënë drynin në derë në periudhën e ardhshme? Qeveria duhet të pranojë sa më shpejt propozimet e Dhomës. Duhet një reagim i menjëhershëm sepse koha po kalon dhe rreziqet po shtohen. Çmimi i energjisë elektrike është çështja më e rëndësishme ekonomike dhe aktualisht një çështje për mbijetesën e sektorit afarist maqedonas. Për këtë arsye presim që Qeveria t’i pranojë sa më shpejt propozimet e publikuara dhe të ndërmarrë hapa për zbatimin e tyre. Komunikimi me Qeverinë ekziston, por dihet se kjo çështje do të diskutohet këtë javë. Shpresojmë se do të pajtohen me ne për seriozitetin e problemit”.

Ai po ashtu shtoi se çështja e çmimit të energjisë elektrike nuk është aktuale vetëm tani, por është e rëndësishme edhe për të ardhmen. Sipas të dhënave të disponueshme dhe nga burime të ndryshme, çmimi i energjisë elektrike për kompanitë është më i lartë tëk ne se në të gjitha vendet e tjera të rajonit. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share