Xhaferi nuk do të përgjigjet ndaj akuzave për shkelje të kodit etik

NUK U MIRATUA RENDI I DITËS, REAGOJNË NGA VMRO-DPMNE

Seanca e komisionit ku Kryeparlamentari Talat Xhaderi, duhej të përgjigjet ndaj akuzave për shkelje të Kodit Etik të sjelljes përfundoi brenda pak minutave. Xhaferi nuk do të përgjigjet për sharjet ndaj shërbimeve të Kuvendit dhe as nuk do të ketë diskutim mbi këtë interpelancë,  pasi katër votat e opozitës ishin të pamjaftueshme  për ta miratuar rendin e ditës me vetëm një pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“ Konstatoj se rendi i ditës nuk është miratuar dhe e përmbylli këtë seancë”, deklaroi Panço Minov kryetar i komisionit për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit

Opozitarja VMRO-DPMNE me reagime të ashpra, koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie thekson se kreu i komisionit duhet të jep dorëheqje për arsye morale.

 Prej sot kodeksi etik nuk ekziston, prej sot LSDM e arsyeton sjelljen e Xhaferit dhe sjelljen e tij ndaj administratës që e dëgjoi i gjithë opinioni në shtet. Kështu funksionon në të gjithë shtetin, gjithmonë kur duhet të bartin përgjegjësi, ikin nga e njejta. Përgjegjësi do të ketë, do të përgjigjen para qytetarëve të RMV-së, më 18 qershor është protesta popullore dhe është fillimi i fundit të kësaj qeverie. Kryetari i Komisionit, për arsye morale duhet të jep dorëheqje dhe të mos këtë më cirk të tillë nwpwr mbledhjet dhe punën e këtij komisioni”, deklaroi Nikolla Miceski kordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së

Por nga BDI i cilësojnë si të pabaza akuzat e VMRO-DPMNE-së, ata vlerësojnë se Talat Xhaferi është kryeparlamentari më i mirë, i cili si/ tha Arbër Adëmi, i ka kthyer dinjitetin Kuvendit.


“Kemi vlerësuar se është e pabazë kërkesa e VMRO-DPMNE-së, e mbështetur edhe nga Aleanca. Populli është lodh me gjëra toksike. 05:43 Zotëri Talat Xhaferi është kryetari më i mirë i Kuvendit, të cilin e kemi pasur deri më tani, është kryetari i cili ja ka kthyer dinjitetin Kuvendit. Është kryetari në kohën  e të cilit Kuvendi ka arritur që të ketë pavarësi financiare, ”
deklaroi Arbër Ademi kryetar i grupitparlamentar të BDI-së

Iniciativa për interpelancë ndaj kryeparlamentarit Xhaferi, vjen nga ana e VMRO-DPMNE-së, pas publikimit të audio inçizimit ku dëgjohen fyerje dhe sharje të Xhaferit drejtuar shërbimeve të Kuvendit, si dhe pas mbylljes së deputetëve në sallën plenare, me kërkesë të kryeparlamentarit. Ky I fundit theksoi se me mbylljen e dyerve, nuk ka shkelur rregulloren, ndërsa as me fyerjet dhe sharjet nuk ka shkelur kodin etik të sjelljes. Arsyetohet se ka reaguar ashtu ndaj papërgjegjësisë së shërbimeve./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share