Serbi-RMV: Raportet e shkëlqyera meritë e ”Ballkanit të Hapur”

NËNSHKRUHEN DISA DOKUMENTE DYPALËSHE BEOGRAD – SHKUP

Në Beograd, Ministra të Qeverive të RMV-së dhe Serbisë, kanë nënshkruar disa dokumente dypalëshe, sic u tha, në drejtim të afrimit të dy vendeve, ekonomive dhe popujve, e që dalin nga marrëveshjet e nënshkruara nga “Ballkani I Hapur”, njofton KlanM.

Lehtësimi dhe përshpejtimi I qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar Tabavovcë – Preshevë, projekti për rrjetëzimin e sistemeve për pagesën elektronike të pikëpagesave rrugore dhe bashkëpunimi në fushën e xehtarisë dhe energjetikës janë tre memorandumet që u nënshkruan në Beograd midis Qeverisë së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dokumentet dypalëshe, sic njofton KlanM, janë si rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara nga nisma “Ballkani i Hapur”.

“Nuk ka marrëzi më të madhe se kufijt e Ballkanit. Ballkanin Perëndimor e paramendoj si rajon pa kufij, të integruar në BE. Lidhja e vendeve është për zhvillim më të madh të ekonomive, të sigurojmë treg të përbashkët rajonal pa kufizime, pa barriera, pa kufij, kurse më këtë zhvillim afatgjatë mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët. Jam i gëzuar me nënshkrimin e disa dokumenteve dypalëshe që dalin nga marrëveshjet e dakorduara për “Ballkanin e Hapur” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kryeministrja serbe është prononcuar rreth nismës “Ballkani i Hapur”. Sipas saj, sic percjell KlanM, vendimi I vendeve tjera të rajonit që të mos kyçen në këtë nismë është politike, kurse në aspektin pragmatik dhe ekonomik aderimi në këtë nismë do të ishte mençuri.

“Atë që solli kjo nismë është se ekporti ynë në RMV u rrit në 56%. Nisma ka vendosur balancimin dhe nëse shihni këmbimin tregtar më shumë I përgjigjet RMV-së, por nëse shihni këmbimin e përgjithshëm tregtar rritja është më e madhe falë kësja nisme. ,irë është edhe për ne edhe për RMV-në. Nisma është në interesin e të gjithëve dhe shpresoj se kur të shihen benefitet për vitin 2023 dhe 2024 edhe të tjerët në rajon do të dëshirojnë të kyçen” – deklaroi Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.

Gjatë muajit të ardhshëm duhet të harmonizohet edhe termini për seancën e tretë të përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në Serbi.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, sic percjell KlanM, paralajmëroi se më 5 Prill do të nënshkruhet memorandumi i plotësuar për bashkëpunimin në eurointegrimet e Shkupit dhe Beogradit.

Vizitën zyrtare, Kryeministri Kovaçevski e nisi me takimin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Është vlerësuar se marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen me dialog dinamik politik në nivel të lartë, bashkëpunim ekonomik dhe këmbim tregtar.

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, të dielën do të prezantohen me tendë të përbashkët në panairin më të madh të verës në Itali. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share