Xhaferi: Kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë përmes sigurimit të kushteve evropiane për arsim

Në kuadër të vizitës së tij të punës në Manastir, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar rektorin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, prof. dr. Igor Nedelkovskin, dhe ka vizituar dy fakultete të këtij universiteti: Fakultetin Pedagogjik dhe Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe të Komunikimit – FSHTK.

Në takimin me rektorin, Xhaferi ka shprehur kënaqësinë për punën dhe zhvillimin e këtij institucioni të arsimit të lartë, i cili ofron programe të ndryshme dhe cilësore për studentët. Ai gjithashtu ka diskutuar për mundësitë e mbështetjes së mëtejshme nga Qeveria dhe institucionet qeveritare për këtë universitet dhe për marrëveshjet kolektive me kuadrin akademik.

“Kam kënaqësinë që mund nga afër të sigurohem në atë se cilat janë parakushtet bazë për punën e kuadrit akademik, të profesorëve, veçanërisht të studentëve. Nga afër pashë se cilat janë kushtet dhe diskutuam se cilat janë mundësitë për mbështetjen e mëtejshme nga Qeveria dhe institucionet qeveritare për këto institucione të rëndësishme nga fusha e arsimit. Biseduam edhe për marrëveshjet kolektive, ndonëse për këtë kemi folur shumë herë më parë dhe shkëmbyem informacione përkatëse sa i përket rrjedhës së këtij aktiviteti konkret”, tha Kryeministri Xhaferi.

Pas takimit me rektorin, Xhaferi ka vizituar Fakultetin Pedagogjik, ku ka takuar udhëheqësinë dhe kuadrin akademik të këtij fakulteti. Ai ka vlerësuar se ky fakultet ka një rol të rëndësishëm në formimin e mësuesve, arsimtarëve dhe edukatorëve të brezave të ardhshëm dhe ka një histori të gjatë dhe të suksesshme të zhvillimit, duke u përshtatur me kohën dhe me nevojat e arsimit në vend.

Xhaferi gjithashtu ka vizituar Qendrën Informative të Studentëve, një hapësirë ku studentët mund të lidhen me njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, si trajnime, stërvitje, konferenca, garë etj.

Qeveria ka bërë disa hapa të rëndësishëm për të përmirësuar arsimin e lartë në vend, duke miratuar Ligjin e ri për arsim sipëror, i cili siguron më shumë të drejta dhe mundësi për kuadrin akademik dhe studentët. Ai ka shtuar se Qeveria ka rritur edhe standardin e studentëve, duke ndarë bursa shtetërore në baza të ndryshme përmes MASH-it./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share