Spasovski: Në aksionin e mbrëmshëm në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar 9 persona

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, në një deklaratë për media, theksoi se dje në aksionin në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar 9 persona, sipas tij bëhet fjalë për një krye-shef, zëvendës/krye-shef, drejtues turni dhe gjashtë policë.

MPB-ja në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, mbrëmë zhvilluan aksion të përbashkët në vendkalimin kufitar në Tabanoc.

Për shkak të zhvillimit të aksionit në vendkalimin kufitar, ka pasur ngecje disa-orëshe dhe kolona të gjata të automjeteve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share