Xhaferi komenton vendimin rreth iniciativës së Apasievit

Gjatë konferencës së perbashkët me Kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, Irene Kelin, kryeparlamentari Talat Xhaferi u pyet edhe për hedhjen poshtë të kërkesës së Levicës për referendum. Sipas Xhaferit përmbajtja se si është parashtruar pyetja në procedurën e mëtejshme mund të ketë problem, dhe se pyetjet e këtilla nuk janë akte të përgjithshme juridike.

“Iniciuesi i referendumit kreu i Levices Apasiev ka dy vite përvojë si deputet, dhe besoj se e ka të njohur  Regulloren e nenit 135. Lidhur me përmbajtjen e pyetjes, një rikujtim se mënyra se si është parashtruar pyetja në procedurën e mëtejshme mund të ketë probleme në kuptimin e asaj për të cilën kam vërejtje, jo unë por institucionet e vendit se pyetjet e këtilla nuk janë akte të përgjithshme juridike. Në afatin e paraparë sipas nenit 136 do të shofim se në cilat kahje do të realizohet kërkesa”, deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Ndryshe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mbrëmë ka refuzuar kërkesën për referendum të partisë “Levica” , pasi siç thuhet, “kërkesa nuk ishte përgatitur në përputhje me dispozitat e Rregullores së Punës”.

Ditë më parë  lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, ka dorëzuar në arkivën e Kuvendit, kërkesën për  referendumin e obligueshëm dhe plotësues në nivel shtetëror. Pyetja për të cilën “Levica” kërkon të shpallet referendum është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve të Kuvendit të 16 Korrikut 2022/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share