Fatime Fetai, Rustemi, Hajrullahu, kush do të zgjidhet nesër shef i ri i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup

Nesër Këshilli i Prokurorëve Publik do të zgjedhë shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup.

Janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahu, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai. Rusetemi dhe Fetai kanë qenë pjesë e Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancën e nesërme gjithashtu do të merret vendimi për emërimin e Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në të njëjtën seancë pritet të zgjedhen edhe disa krerë të Prokurorive në qytete tjera, si në Gostivar, Veles, Manastir, Kavadar dhe Kumanovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nesër gjithashtu pritet të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen e 4 prokurorëve të ri në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share