Kuvendi do të vendosë për gjendjen e krizës në sektorin e energjisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vendosë për shtyrjen e situatës së krizës në sektorin e energjisë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, duke marrë parasysh se sot skadon vlefshmëria e vendimit të qeverisë për këtë qëllim, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të muajit.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se po zhvillohen negociata për furnizim me gaz nga Serbia, me cmime më të lira se të bursës. Lidhur me pasigurinë nëse Serbia guxon ta shesë gazin e siguruar nga Rusia, Kryeministri tha se marrëveshja ende nuk është gati, për shkak të konsultimeve në Serbi. Autoritetet e vendit thonë se nuk bëhet fjalë për shitblerje të gazit nga Serbia, por këmbimin e gazit me energji elektrike, respektivisht Maqedonia e Veriut gazin nga Serbia do ta paguajë me rrymën që prodhohet në vend.

Kryeministri Kovaçevski sërish bëri thirrje që të kursehet rryma, për shkak se, sic tha, në Evropë ka përfunduar koha e enrgjisë elektrike me shumicë.

Për shkak të llogarive të larta për rrymë elektrike në pikëpyetje ishte funksionimi I shkollave, por tani ato do të jenë në tregun e rregulluar të rrymës respektivisht do të paguajnë rrymë sikurse qytetarët.

“Me 80% subvencionohet llogaria për energjinë elektrike për 650 mijë amvisëri, kurse mbi 70 mijë kompani dhe subjekte tjera juridike, me qarkullim vjetor deri në 2 milionë euro, do të kenë energji elektrike të subvencionuar, tri herë më të ulët se ajo e bursës”

Kriza energjetike dhe çmimi i rrymës ka qenë temë e përplasjeve në mes deputetëve të opozitës me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, gjatë seancës për pyetje deputetësh. Deputeti Bojan Stojanovski, ka akuzuar se, pushteti bën furnizimi në katër sy. Sipas tij, 80% e furnizimeve në katër sy janë lidhur nga SHA Elektranat e Maqedonisë që të vjedhin para, ndërsa afaristët do të vazhdojnë të paguajnë rrymë me çmim shumë më të lartë, për shkak se nuk pranohen oferta e Mickoskit për çmim më të ulët. Ai ka ftuar kryeministrin që të thirr në takim Mickoskit, për t’ua dhënë kontaktet nga të cilët nuk do të kenë interes partitë, por qytetarët.

“Kjo që ndodhë, kjo injorancë, kjo është amatorizëm në udhëheqjen e shtetit dhe e paguajnë qytetarët. Pse?! Sepse dikush nuk dëshiron të pranojë ofertë nga dikush që është superior në njohjen, në kontakte, i cili nuk ka asnjë interes, t’i ofrojë kontaktet që afaristët të paguajnë çmim dyfish më të ulët për energensat, që të mund këta këtu të shpallin tenderë dhe të vjedhin para në katër sy”, deklaroi Bojan Stojanovski, deputeti i VMRO – DPMNE-së./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share