Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ende nuk e ka pranuar iniciativën për organizimin e referendumit të cilën partia “E majta” e ka dorëzuar në Kuvend para tri ditëve.
“Deri në këtë moment Kryetari Xhaferi nuk e ka pranuar iniciativën për organizimin e referendumit nga partia politike “E majta”, informojnë nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit.
Në momentin kur iniciativa do të pranohet zyrtarisht, shtojnë nga kabineti, përmes njoftimit do të publikohet informacioni në lidhje me përgjigjen e Kryetarit të Kuvendit për dorëzuesin e iniciativës.
Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, më 7 tetor në Arkivin e Kuvendit e ka dorëzuar kërkesën për organizimin e referendumit të domosdoshëm në nivel shtetëror, në të cilin qytetarët, në qoftë se mbahet, duhet të vendosin nëse janë “për” ose “kundër” konkluzioneve të propozimit francez të cilin shtëpia ligjdhënëse e miratoi më 16 korrik të këtij viti. Iniciativa për referendum nga ana e partisë “E majta” u dorëzua me 750 nënshkrime të grumbulluara.
Sipas liderit të partisë “E majta”, me pyetjen e formuluar në këtë mënyrë: “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin konkluzioneve të Kuvendit të datës 16 korrik të vitit 2022?”, praktikisht është e pamundur që formalisht dhe juridikisht iniciativa të refuzohet. /KlanMacedonia/