Bilall Kasami: Gjatë mandatit tim do ti rregullojmë gjitha rrugët e malsisë së Tetovës

Në emisionin Klan Debat, kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se ai gjatë mandatit të tij do ti rregulloj gjitha rrugët e malsisë së Tetovës.

‘Gjitha rrugët e malsisë së Tetovës do të rregullohen, pra në mandatin tonë do ta realizojmë këtë punë që e kemi premtuar. Po punojmë çdo ditë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve tanë. Sepse komunën e kemi gjetur në një gjendje shumë të rëndë dhe duhet pak kohë derisa ta sjellim atë ashtu siç  e duan qytetarët” – tha kreu i Tetovës, Bilall Kasami. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share