Xhaferi dorëzoi dorëheqje nga funksioni kryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dorëzoi dorëheqje nga funksioni i kryetarit të Kuvendit. Nga Kuvendi thonë se kjo është bërë në në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit.

“Të nderuar qytetarë, sapo e parashtrova dorëheqjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.
Me ndjenjë krenarie dhe të përmbushjes, sepse në të dyja mandatet isha Kryetari i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve; punoja me përgjegjësi, me profesionalizëm, në mënyrë të pavarur dhe me llogaridhënie.
Ashtu edhe do të vazhdoj në sfidën e radhës”, shkuajti Xhaferi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share