Vuçiqi nga Athina: Ukraina dhe Greqia s’do të ndryshojnë qëndrim për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar nga Athina se mendon se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Ukrainës në lidhje me njohjen e Kosovës.

Pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në kryeqendrën e Greqisë në suaza të samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Vuçiq deklaroi se kishte një bisedë të sinqertë dhe të drejtë me të.

Vuçiqi shtoi se homologut të tij ukrainas gjatë takimit i ka folur edhe për Kosovën, shkruan Danas, transmeton Klankosova.tv.

“ Ia shpjegova situatën në lidhje me Kosovën. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, tha Vuçiq.

“Jam plotësisht i bindur se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit”.

Vuçiq theksoi gjithashtu se as Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share