Rama ftesë për të aplikuar për 400 vende të reja pune në Forcat e Armatosura

Pas rritjes së pagave për ushtarakët, Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët për të aplikuar për 400 vendet e reja të punës në Forcat e Armatosura.

Në një postim në Facebook,kreu i qeverisë shkruan se rritja e pagave për ushtarakët i bën ata më të paguarit në rajon, e që më pas do të ketë një rritje tjetër për të barazuar mesataraven e pagave të NATO-s.

“Me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share