Vuçiq: Lavrovi e tha të vërtetën – Perëndimi mashtroi Serbinë!

VUÇIQ: LAVROVI E THA TË VËRTETËN – PERËNDIMI MASHTROI SERBINË!

“MARRËVESHJA E OHRIT NË KAPITULLIN 35, MBYLL DERËN PËR SERBINË”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nga Dubai ka komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, gjatë Samitit të OSBE-së në Shkup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjatë një prononcimi për TV PINK, Presidenti serb, Vuçiq, sic njofton KlanM, ka potencuar se Lavrovi ka thënë të vërtetën se Perëndimi ka mashtruar Serbinë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Në thelb, gjithçka që tha Lavrovi është e vërtetë. Foli për shumë çështje të rëndësishme për Serbinë dhe si ka funksionuar nga viti 2013 dhe si e mashtruan vendin tonë pas Marrëveshjes së Brukselit. Atje Lavrovi ishte akuzuar se e shfrytëzojnë Serbinë që të shkaktojnë konflikte në rajon, por thelbi është se duart tona janë të lidhura dhe se po mbahemi shumë më mirë se sa janë pritjet” – tha Vuçiq.

Gjatë një prononcimi tjetër për Radio Televizionin Serb – RTS, Presidenti serb, sic njofton KlanM, nuk pret që në Kapitulin 35 në negociatat me BE-në të vendoset Marrëveshja e Ohrit. Sipas tij, me këtë definitivisht mbyllet dera për Serbinë.

“Unë nuk mendoj se kjo është e mundshme që kjo të jetë pjesë e kapitullit negociues, që në fakt me këtë mbyllin derën për Serbinë. Ekzistojnë gjëra për të cilët kemi thënë se duam t`i implementojmë dhe shumë herë u kam thënë Sholcit dhe Makronit dhe gjithë tjerëve se është absolutisht e pamundshme. Nëse vendosni që anëtarësimi i Kosovës në OKB është pjesë e kapitullit 35, atëherë është e qartë se nuk e doni Serbinë” – tha Vuçiq.

Në samitin e liderëve më 14-15 dhjetor shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, sic percjell KlanM, do të propozojnë që në kornizën negociuese të Serbisë për anëtarësim, të përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjes per normalizimin e raporteve me Kosovën, që “de facto” i bëhet thirrje Serbisë që ta njohë Kosovën. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share