Osmani: Procesi i integrimit evropian e ndihmon RMV-në t’i forcojë potencialet e saja demokratike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mëngjesin e sotëm në margjinat e Forumit Strategjik të Bled-it, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, në të cilin u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor, me fokus në perspektivën e saj evropiane dhe euroatlantike, bashkëpunimin rajonal, si dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në proceset politike dhe ekonomike në rajon, njoftojnë nga MPJ.

Ministri Osmani theksoi se fillimi i negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE ka rëndësi historike, duke e pasur parasysh periudhën shtatëmbëdhjetëvjeçare të pritjes që nga marrja e statusit kandidat. Sipas Osmanit, ky akt e thekson rëndësinë e politikës së zgjerimit, si një nga projektet më të suksesshme të BE-së, në forcimin e unitetit evropian dhe konsolidimin e sigurisë, parimeve dhe vlerave demokratike në kontinentin evropian.

“Procesi i integrimit evropian e ndihmon Maqedoninë e Veriut t’i forcojë potencialet e saja demokratike, ndërsa me zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, të sigurojë zhvillim afatgjatë dhe parashikueshmëri”, theksoi Osmani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në një situatë kur kontinenti është nën ndikim të efekteve më të gjera politike dhe ekonomike të krizës ushtarake në Ukrainë, por edhe nga çështjet e pazgjidhura në rajon, Osmani theksoi domosdoshmërinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si në kuadër të iniciativës B6, platformës joformale të ministrave të punëve të jashtme nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të ngritur nga Ministri Osmani, në qershor të vitit të kaluar.

Në takim, shtojnë nga MPJ, morën pjesë edhe Ministrat e Jashtëm të Kroacisë – Gordan Grlic Radman, Bosnje dhe Hercegovinës – Bisera Turkovic, Kosovës – Donika Gërvalla Schwartz, Malit të Zi – Ranko Krivokapic dhe zv. ministrja e Jashtme e Shqipërisë – Megi Fino.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share