Vuçiq: Kurti do luftë – vetëm kjo i mungon në biografi!

DUHET TË JEMI TË KUJDESSHËM, TURQIA KA ARMATOSUR USHTRINË E KOSOVËS

Albin Kurti nuk e do Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe dëshiron luftë – tha për Tv Pink, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke komentuar situatën e fundit në veri të Kosovës, njofton KlanM.

“Kurti do luftë dhe kjo i mungon në biografi. Nuk i mjafton kjo por dëshiron të na fut në konfrontim me NATO-n” – tha Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, Serbia duhet të jetë e kujdesshme.

“Turqit seriozisht e kanë armatosur ushtrinë e Kosovës, e cila nuk duhet të ekzistojë sipas marrëveshjes së Kumanovës. As që shqetësohen për të drejtën ndërkombëtare. Turqit u kanë dhënë minahedhës, automjete të blinduara, drona “Bajraktar”. Ne duhet të jemi të kujdesshëm” – tha Vuçiq.

Vuçiqi, sic percjell KlanM, u është përgjigjur edhe kritikëve që janë “pro” shpalljes së situatës së luftës.

“Doni të shkoni ju atje poshtë? Por, protestoni me fjalime të rreme patriotike. Doni këtë ta bëjë ushtria profesionale? Kur të vijnë kufomat e para, atëherë do të thoni kjo nuk është lufta jonë. Ne duhet të kemi kujdes se cfarë do të thotë Perëndimi dhe Lindja” – deklaroi Vuçiq.

Presidenti Vuçiq në intervistën për Tv Pink, sic njofton KlanM, ka theksuar se gjatë ditës do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kurse lidhur me pohimet e autoriteteve të Kosovës se kanë parandaluar një sulm terrorist, ai u shpreh se makina e parkuar në Zveçan ishte inskenuar sikurse filmat vizitimor. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share