Qeveria serbe takim tjetër me serbët nga Kosova

Kryeministrja Brnabiç akuza Albin Kurtit

Ana Brnabiç ka deklaruar për mediat serbe se numri i provokimeve nga ana e shqiptarëve në veri të Kosovës është në rritje ndërsa komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur. Ajo paralajmëroi se javën e ardhshme ne Beograd do të mbahet një takim tjetër me serbët e Kosovës.

Brnabiç paralajmëroi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, të cilit Prishtina i shmanget në çdo mënyrë, është pritur për 10 vite.

Kryeministrja shtoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po lufton për paqen dhe për këtë arsye është pre i sulmeve nga opozita ne vend.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share