Parlamenti Europian debaton për dialogun Kosovë-Serbi

Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç raportohet, aty do të ripërsëritet edhe një herë mbështetja e plotë ndaj të Dërguarit Special të BE-së për dialogun në mes të dyja vendeve, Miroslav Lajçak.

Më tej, aty pritet që Prishtinës dhe Beogradit t’i bëhet thirrje të punojnë në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Edhe Kosovës edhe Serbisë do t’i bëhet thirrje që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe./klankosova

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share