Vuçiq: 26 Maji tubim shprese e jo urrejtjeje!

“ME KOSOVËN TË GJEJMË KOMPROMISE, POR EDHE TË RUAJMË INTERESIN KOMBËTAR”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, njëherit edhe lider i partisë në pushtet SNS, pas takimit të kryesisë së kësaj partie është prononcuar rreth aktualitetit politik në Serbi dhe situatës pas dy vrasjeve masive që tronditën vendin, njofton KlanM.

Në këtë seancë partiake nuk është anashkaluar edhe tema e Kosovës. Sipas Vuçiqit, sic percjell KlanM, është biseduar edhe për presionet rreth Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në fakt ekziston një plan, thelbi i të cilit është që ne ata faktikisht  t`i pranojmë, kurse ata asgjë të mos bëjnë. Partia më e madhe në Serbi na dha mbështetje të gjejmë kompromise, por edhe të ruajmë interesin kombëtar të Serbisë” – tha Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.

Në Kuvendin e partisë SNS rreth 4.000 delegatë më 27 Maj në Kragujevac do ta zgjedhin udhëheqësinë e e re – tha Vuçiqi.

Duke u prononcuar për tubimin e 26 Majit, presidenti serb, sic percjell KlanM, u shpreh se ky tubim nuk guxon të bëhet tubim urrejtjeje por i shpresës.

Ai gjithashtu ka njoftuar se në kuadër të aksionit për dorëzimin vullnetar të armëve që nisi më 8 Maj dhe përfundon më 8 Qershor, deri tani janë grumbulluar 20.000 copë armë dhe mjete shpërthyese.  

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share