Së paku 32 të vdekur dhe 85 të lënduar në një fatkeqësi hekurudhore një Greqi

Së paku 32 persona e humbën jetën, ndërsa 85 janë lënduar në fatkeqësinë hekurudhore që ndodhi pak para mesnatës në afërsi të vendit Tempi afër qytetit grek Larisa, kur për shkaqe ende të panjohura u ndeshën një tren ngarkues dhe një tren me udhëtarë.

Ekipet e shpëtimit tërë natën ishin në terren, aksioni i tyre vazhdon edhe sot në mëngjes, ndërsa sipas informatave zyrtare nga Shërbimi zjarrfikës i Greqisë, përfundimisht me orën 6:30, numri i të vdekurve arriti në 32 persona, ndërsa i të lënduarve 85, 53 janë hospitlaizuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shkaku i fatkeqësisë edhe më tej nuk dihet, ndërsa siç kumtuan nga kompania “Hellenic Train”, treni me rreth 350 udhëtarë që qarkullonte në relacionin Athinë – Selanik, u ndesh drejtpërdrejtë me një tren ngarkues.

Nga ndeshja e drejtpërdrejtë, vagonat dolën nga binarët, pas çka shpërtheu edhe zjarri.

Zëdhënësi i Shërbimit zjarrfikës të Greqisë, Vasilios Vatrakojanis sot në mëngjes kumtoi se aksioni është fokusuar në dy vagonët e parë të cilët janë përmbysur, ndërsa po intervenohet me ndihmën e katër vinçave të posaçëm.

Paralelisht në rrjedhë është edhe procesi i identifikimit të viktimave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share