Vriten pesë persona në Texas, i dyshuari ende në arrati

Një person i armatosur ka vrarë pesë persona, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeç, në një shtëpi në Texas të Amerikës.

Në mesin e viktimave ishin edhe dy gra, të cilat u gjeten të shtrira mbi dy fëmijë të cilët kishin mbijetuar, teksa sipas policisë, i dyshuari është ende në arrati.

Sipas policisë, i dyshuari që hapi zjarr mbi viktimat besohet se ishte në gjendje të dehur, ndërsa në shtëpi gjatë momentit kritik ishin 10 persona, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dy javë më parë, katër të rinj u vranë gjatë një feste në një ditëlindje në Alabama, ndërsa disa ditë më parë, nëntë persona u plagosën në një tjetër festë në Texas.

Incidentet me armë zjarri janë shkaku kryesor i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë, sipas Qendrave të ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share