Publikohen pamjet e sulmit me armë në SHBA

NE LOUISVILLE TE KENTAKIT HUMBEN JETEN 5 PERSONA

Publikohen pamjet e sulmit me arme qe ndodhi ne nje banke ne qytetin Luisvile   ne SHBA, ku humben jeten 5 persona.  Video tregon se si agresori sulmoi edhe forcat e policise

Pamjet nga kamerat e vendosura në trupin e policëve të cilët vrapojnë pas agresorit i cili hap zjarr ndaj punonjësve të bankës ku punonte në Kentaki janë bërë publike së fundmi.

Ato u shfaqën nga Zëvendës Shefi i Policisë së Metrosë së Louisville, teksa tregojnë 25 vjeçarin Connor Sturgeon teksa përleshet më policinë. Sturgeon hapi zjarr në Old National Bank ku vrau pesë persona dhe plagosi nëntë të tjerë.

Duke mbërritur vetëm tre minuta pasi Sturgeon kishte nisur të qëllonte kolegët e tij policia ngjiten drejt ambjenteve të bankës dhe nisin të qëllojnë agresorin i cili i kundërpërgjigjet nga ana tjetër. “Kthehu, mbrapa, kthehu,” bërtet një oficer ndërsa të shtënat e armëve gjëmuan në sfond.

Në përleshje e sipër njëri prej oficerëve i cili i kishte perfunduar akademinë e policise vetëm disa ditë më parë u plagos rëndë në kokë i cili  është ende në gjendje kritike. Pas disa minutash ata neutralizuan sulmuesin brenda hollit.

Connor i ishte bashkuar vitin që shkoi bankës Old National si punonjës me kohë të plotë pasi kishte shpenzuar tre vera atje si praktikant. Sipas mediave vendase, 25-vjeçari ishte njoftuar se do të pushohej nga puna dhe kishte shkruar një letër, në të cilën përshkruante planet e tij për sulmin, përpara se të shkonte në zyrë.

Sipas të dhënave të Arkivës së Dhunës së Armëve, ka pasur të paktën 146 episode të shtënash masive në SHBA brenda 2023, përfshirë të paktën 15 të tilla që nga fillimi i muajit prill. Presidenti Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit të aprovojë masat për kontrollin e armëve në vend ndërsa shkroi në Tëitter se “shumë amerikanë po e paguajnë me jetët e tyre çmimin e këtij mosveprimi”.

GAZETARE; LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share