Von Der Leyen: E bindur se çështja e targave do të zgjidhet pa krizë

SERBIA  KËRCËRNON ME DHUNË PSE KOSOVA PO E ZBATON LIGJIN

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë është shprehur e bindur se çështja e targave do të zgjidhet pa krizë.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ajo ka thënë se shtetet në tranzicion kanë këso probleme, por që ka kërkuar të ketë respektim të ligjit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

‘Është shumë e domosdoshme që rregullat janë të qarta dhe duhet të respektohen. Tranzicioni është i duhur dhe jam e bindur se do të gjendet një zgjidhje”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Lajen.

Në kohën kur po zhvillohej takimi i presidentes së Komisionit Evropian me presidenten Osmani kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq zhvilloi një takim me  presidentin serb Aleksander Vuciq ku  paralajmëroi bllokim të rrugëve në veri të Kosovës, nëse ndërmerret ndonjë veprim për konfiskim të makinave me targa serbe.

Nuk mungoi as reagimi i presidentes Osmani.

“Serbia  kërcërnon me dhunë pse Kosova po e zbaton ligjin. Kjo është ajo piktura e madhe që ne vazhdojmë të insistojmë që të gjithë ta shohin. Ne do të punojmë bashkarisht me gjithë partnerët ndërkombëtar që të mos lejojmë që skenaret ruse të ken vend në Ballkanin perëndimor. E gjithë puna jonë është në koordinim me partnerët dhe aleatët tanë” tha Osmani presidente e Kosovës.

Von Der Leyen ka takuar edhe kryeministrin Albin Kurti. Ka vlerësuar se Kosova e ka vendin në familjen evropiane ndërsa meriton liberalizimin e vizave dhe për këtë ka thënë se duhet të bindet edhe Këshilli./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share