Kosovë: Debate për gjashtë kushtet e Kryeministrit Kurti

ANALISTËT: ZMBRAPSJE NGA QËNDRIMET E DERITASHME PËR ASOCIACIONIN

Zmbrapsje nga qëndrimet e tij të deritashme për Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e konsiderojnë analistët deklarimin e e kryeministrit Albin Kurti se e pranon Asociacionin por duke vënë 6 kushte.

Dafina Demaku analiste dhe gazetare konsideron se kronologjia e rritjes politike të Kurtit e bartë më vete pikërisht temën e Asociacionit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Duke qenë se ngritja e tij politike e bartë këtë temë më së shumti, në opinionin e brendshëm kosovar u përjetua ose u pa si zmbrapsje e Kurtit ndaj Asociacionit të Komunave Serbe.

Gjashtë pikat e prezantuara nga Kurti, për pranimin e Asociacionit, sipas analistit politik Fidan Ukaj, janë kushte të cilat kryeministri i ka bërë si kauzë për të dalë nga qëndrimet e më hershme të tij.

“Kurti Asociacionin e ka pranuar edhe më herët nëse veç e kemi përcjellë pjesën e marrëveshjes së targave, aty thotë implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara më herët. Por edhe tash së fundi në planin franko-gjerman flitet që është edhe implementimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara më herët që përfshinë edhe Asociacionin.

Por sipas Demakut kjo kryeministrit Kurti do ti ndikoj politiksht.

Zëdhënësi i BE-së ka përsëritur kërkesën që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe kur është pyetur për kushtet e Kurtit.

Ish kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk guxon të japë kompetenca ekzekutive për asociacionin.

Sipas saj, hapi i parë është që Kurti të kërkojë një letër garancie nga Escobar dhe Lajçak, me të cilën ata sigurojnë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë. Ajo në një status në Facebook ka publikuar një letër që Ish shefja e BE-së Frederica Mogherini i kishte dërguar Isa Mustafës në atë kohë kryeministër ku i garantonte se Asociacioni nuk do të përbëjë një niveli të tretë të qeverisjes dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share