Volejboll: Zhvillohet java e 7-të, në Tetovë, Liria – Universiteti Tetovës, në Veles  Boreci – Shkëndija

Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e raundit të shtatë të fazës së dytë për ekipet që garojnë në play off dhe ato në play out..

Një ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet  në sallën e sporteve të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë, me fillim në orën 19:30, mes dy skuadrave fqinje Liria e Zherovjanit dhe Universiteti i Tetovës, dy skuadrat luftojnë për pozitën e katërt që garanton pjesëmarrje në katër ekipet që do të luajnë play off, ku vendoset titulli kampion. Në dy ndeshjet tjera  të shtunën takohen Rabotniçki – Vesna Probishtip, ndërsa  më 13 mars zhvillohet takimi UGD Shtipi- Strumica.  Ndërkaq të dielën në Strumicë zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e kalura  me  Strumicës dhe Universitetit të Tetovës.

Në ndeshjet e ekipeve që luftojnë  nga  vedni I  shtatë deri  në atë 12-të, takohen: Janta Volej – Makedonija Xhio, Vardari – Susheva dhe Boreci – Shkëndija  (e shtunë 17:30)

Tabela:  1.Strumica  48 pikë, 2. Rabotniçki 39, 3. UGD Shtipi 35, 4 Universiteti  Tetovës 30, 5 Liria 29, 6.Vesna Probishtip 21, 7. Shkëndija  32 , 8.Boreci 27, 9. Susheva  21, Janta Volej  10 (-1), 11. Vardari  5, 12 Makedonija Xhio 5 pikë

Java e  7-të takohen

Liria – Universiteti i Tetovës

Rabotniçki – Vesna Probishtipi, 

UGD  Shtipi – Strumica (me 13 mars)

Strumica – Universiteti i Tetovës   më 10 mars (ndeshja e mbetur)

Janta Volej – Makedonija Xhio

Vardari – Susheva

Boreci – Shkëndija

Lexo gjithashtu
Total
0
Share