Volejboll: Shkëndija dhe Liria nisën me fitore, Universiteti i Tetovës pësoi humbje

Me ndeshjet e xhiros së parë, të shtunën edhe zyrtarisht filloi kampionati republikan i volejbollit në Ligën e parë për meshkuj dhe femra. Tre skuadrat  tetovare në kategorinë e meshkujve kampionatin e ri  e nisë sa vijon: Shkëndija  dhe Liria e Zherovjani  shënuan fitore, ndërsa Universiteti i Tetovës humbi.

Shkëndija e Tetovës kthehet me tre  pikë nga ndeshje me ekipin e Sushevës në cilësinë mysafirit  me rezultatin 3-0 në sete 18:25, 23-25 dhe 18-25. Trajneri  Durim Luma  tha se është i kënaqur me këtë fitore pasi   të nisish kampionatin me  tre pikë nga jashtë megjithatë është  sukses  edhe pse  ekipi tetovar ka përvoj  dhe  cilësi  shumë më të madhe se kundërshtari .

Lira e Zherovjani në sallën e shkollë fillore “Goce Dellçev” në Tetovë në cilësinë e vendasit mundi skuadrën nga Strumica, Makedonija Xhio, me rezultatin maksimal 3-0 në sete 25- 9, 25-6 dhe 25-11.  “Ishte një fitore e lehtë ashtu siç edhe pritej, në lojë inkuadruam të gjithë lojtarët që kemi në diskonim  dhe të cilët me angazhim maksimal luajtën  gjatë tri seteve. Vazhdojm  me kë ritëm edhe në ndeshjet e radhës” tha  trajneri Sadik Ferati

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Universiteti i Tetovës para tifozëve vendas nuk mundi ti bënë ballë ekipit kampion Strumicës, duke humbur me rezultatin 0-3 në sete 15-25, 11-25 dhe 13-25.  “ Ekipi Kampioni  ishte  më i përgatitur  dhe me merrit  shënoi fitore” tha  kapiteni i Universitetit të Tetovës Hamza Veseli,

Në tre ndeshjet tjera Rabotniçki në Shkup pësoi humbje nga Vesna Probishtip 2-3, UGD Shtipi mundi  Borecin  3-0, ndërsa Vardari pësoi humbje nga Janta Volej 0-3

Rezultatet e  xhiros së pare, në kategorinë e meshkujve:

Rabotniçki – Vesna Probishtip 2-3

UGD Shtip – Boreci 3-0

Liria – Makedonija Xhio   3-0   (25-9  , 25-6  dhe 25-11

Susheva – Shkëndija  0-3  (18:25, 23-25 dhe 18-25)

Vardari – Janta Volej  0-3

Universiteti i Tetovës – Strumica  0-3 (15-25, 11-25 dhe 13-25)

Në Ligën e Parë, në kategorinë e vajzave në xhiron e parë të kampionatit 2023/2024, u shënuan këto rezultate:

Vardari EM- Janta Volej  0-3

Strumica Vajzat – Fit Fan Volej  3-0

Vardari Vajzat- Nakovski Volej  0-3

Mladosti UGD – Rabotniçki Vajzat  1-3

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share