Mourinho e “shkatërron” Cassanon

I cilësuar si super talent, kariera e tij si futbollist nuk mbahet mend për shumë gjëra të bukura.

Antonio Cassano, tani i jep mendimet e tij për futbollin italian në rolin e analistit.

Cassano së fundi ka komentuar skuadrën e Romës, e cila drejtohet nga Jose Mourinho.

Lojën e Romës, Cassano e ka quajtur si shumë të mërzitshme dhe të pa vlerë.

E kësaj deklarata i është përgjigjur trajneri portugez Jose Mourinho i cili nuk e ka kursyer fare ish sulmuesin.

Fjalët e Mourinhos për Cassanon ishin si nga më të rëndat.

“Cassanon në Madrid e mbajn mend për xhaketën e tij të bukur, me Romën ai e fitoj një trofe të Superkupës pa luajtuar fare kurse te Interi nuk e fituar as kupën e Lombardisë”, potencoi Mourinho.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share