“EURO 2024”: Sonte në program janë tetë ndeshje në Grupin A, D, E dhe I

Gjatë ditë së sotme në program janë tetë ndeshje eliminatore për kualifikim në Euro 2024, dhe atë nga dy ndeshje në grupin A, D, E dhe I.

Në grupin “A” në fushë zbresin Gjeorgjia – Qipro dhe Norvegji – Spanjë. Situata aktuale në këtë grup është sa vijon: Skocia kryeson me 15 pikë, para Spanjës që ka 12, Norvegjisë me 10, Gjeorgjia me 4 dhe Qipro me 0 pikë.

Një ndeshje mjaftë interesante pritet edhe në grupin “D”, ku gjatë ditës së sotme takohen: Turqia – Letonia dhe Uellsi – Kroacia. Tabela aktuale në këtë grup është sa vijon : Kryeson Turqia me 13 pikë, para Kroacisë që ka 10, Armenisë dhe Uellsit me nga 7 pikë dhe Letonisë që ka vetëm 3 pikë.

Në Grupin “E” zbresin në fushë rivalët e Shqipërisë. Republika Çeke do të presë në Plzen ishujt Faroe, ndërsa Polonia do të kërkojë hakmarrjen ndaj Moldavisë në shtëpi. Tabela aktuale në Grupin “E”është sa vijon: Kryeson Shqipëria me 13 pikë, e ndjekur nga Polonia me 9, pasojnë Çekia dhe Moldavia me nga 8 pikë, ndërsa Ishujt Faroe janë vendin e fundit me vetëm 1 pikë

Në Grupin “I” gjatë ditës së sotme në program janë ndeshjet Zvicër – Bjellorusi dhe Romania – Andorra, ndeshja Kosova – Izraeli është anuluar. Tabela aktuala në grupin “I” është sa vijon” Kryeson Zvicra me 14 pikë. E ndjekur nga Romania që ka 13 , Izraeli me 11, Kosova me 7 , Bjellorusia me 5 dhe Andora me vetëm 2 pikë

Pra, siç shihet nga orari I ndeshjeve të sotme sfida që spikat është Norvegji-Spanjë, me Halandin që do të sfidojë spanjollët për t’i marrë vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Grupin A. Ndërsa Turqia me fitoren kundër Letonisë që sonte do të siguronte kualifikimin në “Euro 2-24”

Orari I ndeshjeve të sotme

GRUPI “A”

GJEORGJI – QIPRO 15:00

NORVEGJI – SPANJË 20:45

GRUPI “D”

TURQI – LETONI 20:45

UELLS – KROACI 20:45

GRUPI “E”

REPUBLIKA ÇEKE – ISHUJT FAROE 18:00

POLONI – MOLDAVI 20:45

GRUPI “I”

ZVICËR – BJELLORUSI 18:00

ROMANI – ANDORRA 20:45

Lexo gjithashtu
Total
0
Share