Volejboll: Shkëndija – Boreci derbi i javës së katërt të Play off

Kampionati republikan i volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon gjatë ditës së sotme me ndeshjet e fazes së dytë 1, xhiroja e 4-të ku pritet të zhvillohen mndeshje intresante në radhë të pare në ndeshjen që do të zhvillohet në Tetovës mes ekipit Shkëndija dhe Borecit të Velesit,takimi do të zhvillohet në sallën sportive te gjimnazi i Tetovës me fillim në orën 18:00.

Në Strumicë, kampioni në fuqi Strumica Nikob është nikoqire e ekipit Liria të Zherovjanit, ndeshje kjo e cila fillon në ora 13:00. Rabotniçki në Shkup përballet me ekpin Vesna Probishtip në ora 20:30.

Tabela: Strumica Nikob dhe Shkëndija ndajnë vendin e pare me nga 12 fitore e një humbje, Boreci me 10 fitore e 3 disfata, Liria dhe Rabotniçki kanë nga 7 fitore e 6 disfata dhe Vesna Problishtip me 6 fitore e 7disfata

Në grupin e ekipeve që garojnë në fazën e dytë 2, në xhiron e katërt takohen: UGD Shtipi – Susheva dhe Universiteti i Tetovës- Petroveci, ndeshja luhet sonte në orën 20:00 në sallën sportive të UT-së

Në kategorinë e vajzave në fazën e dytë 1, të xhiros së dytë, takohen:Fit Fan Volej – Nakovski Volej, Rabotniçki Shkup- Janta Volej

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share