NBA: Kompletohet java e parë e kampionatit amerikan të basketbollit

Në start zhgënjejnë Brooklyn, Dallas e Denver

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar 12 ndeshjet e kampionatit të ri amerikan 2022/2023, me çka u kompletua java e parë. Skuadra e Brooklyn Nets, që konsiderohen një nga ekipet favorite para publikut vendas  kanë pësuar disfatë  nga  Nju Orleans  me rezultatin 108-130. Për vendasit më efikas ishte Durant me  32 pikë, ndërsa për miqtë shkëlqyen Ingram me 28 pikë e Williamson me 25 pikë.

Fitore në sekondat e fundit korri ekipi i Phoenix, që mposhti skuadrën  e Dallas  me rezultatin 107-105. Më efikas në fushë ishte  Luka Donçiq, autor i 35 pikëve,. Te skuadra vendase  më efikas ishte Booker me 28 pikë. Çkago ka shënuar fitore në përballjen me Miamin  me rezultat 108-116. Më efikas ishte De Rozan me  37 pikë.

Pa probleme fitore ka shënuar ndaj Denver 123-102, ku më efikas ishte  Jokiq me me 27 pikë . Memfis  pas  kohës shtesë arrin të siguron fitore ndaj Nju Jorkut me rezultatin 115-112. Ja Morant, me 34 pikë ishte  më efikasi në këtë ndeshje. Fitore ka  shënuar  edhe Atlanta, kundër Houston 117-107 . Me efikas ishte Trae Young me 23 pikë e 13 asist.

NBA – Rezultatet  e ndeshjeve të sotme

Detroit – Orlando, 113-109

Indiana – Washington, 107-114

Atlanta – Houston, 117-107

Brooklyn – Nju Orleans, 108-130

Memphis – Nju JYork, 115-112

Miami – Chicago, 108-116

Toronto – Cleveland, 108-105

Minnesota – Oklahoma, 115-108

San Antonio – Charlotte, 102-129

Utah Jazz – Denver, 123-102

Phoenix – Dallas, 107-105

Sacramento – Portland, 108-115

Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share