US Open: Fitojnë disa nga tenistët favorite

Zhgënjejnë greku Tsitsipas dhe rumunja Simona Halep

Ka startuar grand slam i US Open në tenis. Në kategorinë e meshkujve numri 1 në botë, rusi Daniil Medvedev, fitoi pa probleme 3-0 ndaj amerikanit S.Kozlov. Fitore e lehtë e rusit, që avancon më tej. Një biletë për në raundin e dytë siguron edhe britaniku Andy Murray, ish-numri 1, që mundi 3-0 argjentinasin F.Cerundolo.

Surpriza e këtij raundi është eliminimi i tenistit grek Stefanos Tsitsipas. Ai u mund 3-1, nga kolumbiani Daniel Galan. Pa probleme avancon edhe australiani Nick Kyrgios, që mundi 4-0 patriotin e tij T.Kokkinakis.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nuk zhgënjen as kanadezi Felix Auger-Aliassime, që siguron kualifikimin në raundin e dytë bashkë me norvegjezin Casper Ruud (numri 5 në botë), italianin Matteo Berrettini dhe spanjollin Pablo Carreno Busta.

Në kategorin e femrave Serena Williams avancon në raundin e dytë të grand slam të US Open, pas fitore 2-0 , ndaj malazezes D.Koviniq. Surprizë është eliminimi i tenistes rumune Simona Halep, që u mund 2-1 nga tenistja 20-vjeçare ukrainase Daria Snigur. Për Snigur ishte kjo fitorja e saj të parë në karrierë në një grand slam.

Në raundin e dytë avancojnë tenistet amerikane Coco Gauff e Madison Keys si dhe ajo kanadeze Layla Fernandez. Gjithashtu kualifikohet edhe tenistja greke Maria Sakkari, e cila mundi 2-0 gjermanen T.Maria.

Pa probleme fiton, tenistja estoneze Anett Kontaveit, që eliminoi rumunen J.Cristian 2-0. Më tej avancojnë edhe francezja Caroline Garcia, çekja Barbora Krejcikova, australiania Ajla Tomljanovic e tnizjanja Ons Jabeur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share