VMRO: Nuk mund të ketë konsensus nën diktatin bullgar

Ndërkohë, nga VMRO – DPMNE kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit për konsensus nacional rreth ndryshimeve kushtetuese, përcjell KlanMacedonia.

Nga partia opozitare thonë se, nuk mund të ketë konsensus për ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar, duke përsëritur kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, mbi 80 përqind të qytetarëve, opinionit dhe ekspertëve janë kundër ndryshimit të Kushtetutës nën diktatin bullgar, siç shprehën ata. “Kovaçevski vetëm që të qëndrojë edhe një kohë të shkurtë në pushtet dhe të mbajë koalicionin me BDI-në, e solli Maqedoninë në një pozitë të varur dhe rrezikoi integrimin e saj evropian, aq më tepër veçantinë e saj shekullore të gjuhës, kulturës dhe historisë”, akuzojnë nga VMRO. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share