VMRO kërkon zgjedhje të shpejta: Penguam planin e treshes LSDM-BDI-Gruevski

Tashmë është e qartë për të gjithë se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar, thonë nga VMRO -DPMNE, duke shtuar se vendit i duhen zgjedhje të shpejta, përcjell KlanM. Nga kjo parti thonë se e kanë parandaluar planin e Gruevskit, LSDM-së dhe BDI-së.

“Boshti BDI, LSD dhe Gruevski nuk ia dolën as planit të fundit, i cili me kohë u pengua dhe u ndalua, ku bëhej tregti me amnisti, me çka u mbrojtën interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Për të mos humbur kohën e qytetarëve dhe shtetit duhen zgjedhje të shpejta, ku populli të shprehë mendimin e tij për këtë çështje, kjo është e vetmja mënyrë e përgjegjshme dhe konsekuente”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share