VMRO-DPMNE: Seancë urgjente për ligjin për energjetikë

STOJANOVSKI: LIGJI PËRFSHIN TË GJITHA KATEGORITË E QYTETARËVE

Deputetët e VMRO – DPMNE-së kërkojnë mbajtjen urgjente të seancës, në të cilën do të shqyrtohej propozim – ligji për energjetikë që u dorëzua dje në Kuvend me procedurë të shpejtë nga opozita maqedonase. Deputeti i kësaj partie, Bojan Stojanovski tha se, përshëndesim masat e reja të Qeverisë në lidhje me krizën energjetike, por ata kërkojnë që në to të përfshihen edhe ndërmarrjet e ujësjellësit dhe ato komunale.

“Vlerësojmë se janë në rregull masat e Qeverisë janë në rregull nga aspekti që institutet arsimore dhe shëndetësore të kenë energji elektrike më të lirë, por neglizhenca e qëllimshme ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit dhe komunale nga ana e Qeverisë në propozim masat e tyre është skajshmërisht jo korekte dhe e palejueshme. Qeveria me këtë dëshmon se nuk i trajton njëlloj të gjithë qytetarët por, gjithashtu lë hapësirë që ndërmarrjet e ujësjellësit dhe komunale që në periudhën e ardhshme t’i rrisin çmimet e shërbimeve të tyre që do të përkeqësojnë në mënyrë shtesë standardin jetësor” – deklaroi Bojan Stojanovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Stojanovski i bëri thirrje shumicës parlamentare që të pranojnë propozim ligjin e tyre sepse, siç tha ai, i përfshin të gjitha kategoritë e qytetarëve, instituteve dhe subjektet afariste të cilëve u duhet energji më e lirë elektrike.

Kujtojmë se së fundmi, Qeveria miratoi disa vendime në lidhje me furnizimin e energjisë elektrike, në kuadër të së cilave të gjitha shkollat dhe institucionet shëndetësore do të subvencionohen me çmim më të favorshëm për energjinë elektrike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share