VMRO-DPMNE: Zgjedhje të trefishta për dalje nga krizat

LEFKOV: MBI 60% E QYTETARËVE DO TË DALIN NË REFERENDUM

LSDM-ja nuk ka një plan veprimi dhe reagimi dhe nuk dëshiron përballje me popullin. Kovacevski dhe Pendarovski nuk kanë strategji kurse frika nga referendumi është shumë I madh. Në këtë mënyrë VMRO-DPMNE-ja ka afirmuar Referendumin duke njoftuar se mbi 60% e maqedonasve do të dilnin për të votuar. Opozita maqedonase, sic thonë, daljen nga krizat e sheh në zgjedhjet e trefishta.

“Tezat e LSDM-së se mbështeten nga populli rreth Marrëveshjes me Bullgarinë janë gënjeshtra. Dëshmi për këtë është edhe ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta, që bashkë me Referendumin, të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, të gjitha me një harxhim. Qeveria s`ka përgjigje për shkak se janë kundër zgjedhjeve ngase e dijnë se do të humbin” – deklaron Mile Lekov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

VMRO-DPMNE-ja me akuza se LSDM-ja dhe Kovaçevski keqpërdorin 61 votat në Kuvend, sic thonë, që të mbeten në pushtet, kurse realiteti është krejtësisht tjetër, që u reflektua edhe nga rezultati I zgjedhjeve të fundit në Tetovë, kurse, sipas tyre do të reflektohet edhe në nivel qendror. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share