Aksident në Tearcë të Tetovës, lëndohen dy persona

Më 01.05.2024 në ora 11.00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes veturës ,,folkcfagen golf” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, të drejtuar nga Sh.Xh. (74) nga Shemsova e Tetovës dhe vetura tjetër ,,folksfagen golf” me shenjat e regjistrimit të Tetovës, të drejtuar nga A.R.(78) nga Përshevca e Tetovës.

Në aksident, A.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa Sh.Xh. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi i vendit të aksidentit është kryer nga një ekip nga SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share