VMRO-DPMNE pretendon për krim me kthimin e TVSH-së, DAP-i përgënjeshtron!

DAP: RASTET PËR TË CILËT FLASIN NGA VMRO-ja NUK JANË PJESË E AFERËS SË PREZANTUAR GJATË SË HËNËS

Në dorë mbaj dokumente për së paku 22 milion euro të paguara nga Drejtoria për të Ardhura Publike në bazë të kthimit të TVSH-së, kurse në fakt bëhet fjalë për krim. Akuza vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve, bëhet fjalë për një skemë të mirëpërpunuar për tërheqjen e parave nga TVSH-ja, duke apostrofuar tri kompani.

“Këto dokumente tregojnë se Sanja Lukarevska nuk e flet të vërtetën. Nuk është parandaluar kthimi i TVSH-së, sic pohon. Përkundrazi janë humbur së paku 22 milion euro. Por, kontestuese është se përse DAP-i ka qenë në gjumë gjatë gjithë vitit? Një firmë e re paraqet kthimin e 50 milion eurove? Nuk pyet përse me mall prej 50 milion euro paraqet 15.000 euro tatim? Nuk pyet përse vetëm pas 8 muajve, me kthimin e TVSH-së, firma prej 11 milion euro – shitet?”, tha Naum Stoilkovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë, Drejtoria për të Ardhura Publike, ashpër ka përgënjeshtruar pohimet e VMRO-DPMNE-së.

Sipas tyre, rastet për të cilat flasin nga VMRO-DPMNE-ja nuk janë pjesë e aferës së prezantuar gjatë së hënës.

“Lidhur me obliguesit e denoncuar tatimort, që u prezantuna nga VMRO-DPMNE, njoftojmë se DAP-i nuk ka kryer kthimin. Ndaj tyre, pas kontrolleve të kryera, po ndërmerren masa nga DAP. Shuma prej 22.000.000 euro që përmendet është shuma e publikuar në listën e borxhlinjve që në fakt paraqet borxh tatimor e jo kthim dhe është në bazë të kontrollit të kryer, për kërkesë të kthimit të TVSH-së”, thonë nga DAP.

Drejtoria për të Ardhura Publike ka njoftuar se janë kërkuar të dhëna për dokumentet e udhëtimit që janë dorëzuar në historiatin e ndryshimeve në Regjistrin qendror dhe për këtë është njoftuar Drejtoria e Policisë financiare.

Drejtoria e të Ardhurave Publike bën thirrje që opinioni mos të bie pre e manipulimeve të këtilla dhe t`i ndjek vetëm informatat zyrtare që vijnë nga institucionet kompetente./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share