Dejvid Gir: E gjithë shoqëria të kyçet në reformat

“BËHET FJALË PËR TË ARDHMEN E TYRE”

Ambasadori i Bashkimit Evropian Dejvid Gir i pyetur për qëndrim në lidhje me paralajmërimin për referendum nga opozita, refuzoi të komentojë në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë, siç tha, “çështje sovrane të shtetit”. Megjithatë vuri në dukje vërejtjet se në procesin e negociatave aderuese për anëtarësim në BE, që përmes “skriningut” ka filluar që në 20 korrik, duhet të kyçen të gjithë në vend. Reformat në të gjitha fushat e jetesës janë për të mirën e qytetarëve dhe për gjeneratat e ardhshme, deklaroi Gir.

“Për këtë proces do të jenë të nevojshme shumë përpjekje nga ana e Qeverisë, nga administrata, nga opozita përgjatë gjithë spektrit politik. Do të jenë të nevojshme përpjejkje nga shoqëria qytetare dhe nga biznesi. Të gjithë duhet të jenë të fokusuar në këtë qëllim. Sepse ky është qëllimi i përbashkët, kyçје sa më e shpejtë e vendit në BE. Për këtë arsye duhet t’i fokusojmë përpjekjet në interes qytetarëve, sepse vërtetë bëhet fjalë për të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre” – deklaroi Gir. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share