VMRO-DPMNE: Mblidhen organet e larta partiake – në fokus referendumi

“A jeni për ndërprerjen ose shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë?!”. Burime të larta partiake të VMRO-DPMNE-së njoftojnë se, sipas të gjitha gjasave, kjo duhet të jetë pyetja e referendumit që sonte duhet të marrë “dritë jeshile” nga Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së transmeton KlanM.

Sipas burimeve të njëjta, siç transmeton KlanM njoftimet e mediave maqedonase, poashtu sonte duhet të vendoset nëse Referendumi do të jetë konsultativ ose obligues.

Nisma sipas së cilës VMRO-DPMNE do të kërkojë nga Kuvendi hapjen e zyrave të KSHZ-së për grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve pritet këtë javë, kurse do të dorëzohen me 100 nënshkrime, në mesin e të cilëve edhe nga udhëqeqësia dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas mbledhjes së sotme të Komitetit Ekzekutiv, pritet që të prononcohet lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share