Parashikimi i motit 23 Tetor

Moti sot parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 17 deri në 22 gradë.

Në Shkup paradite mjegull dhe vranësira të ulëta, pasdite me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 18 gradë.

Në të gjithë vendin do të mbajë mot kryesisht me diell.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share