VMRO-DPMNE: Kovaçevski ka dezertuar nga armata

LSDM: GODITJE TË ULËTA PËR TA DEFOKUSUAR OPINIONIN

VMRO-DPMNE vazhdon të drejtojë akuza të ashpra në adresë të LSDM-së dhe liderit të saj e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, sic thonë nga opozita maqedonase, për dezertim nga armata në vitin 2001.

“Atëherë kur dezertori Kovaçevski do të vendos të përgjigjet, le të përgjigjet nëse për situatën e tij si I paaftë ka ndihmuar edhe familjari I tij I afërt Aleksandar Kovaçevski, që në atë kohë ka qenë Kryesheh I Ministrisë së Mbrojtjes dhe përgjegjës për Kumanovën” – tha Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, në reagim thonë se VMRO-DPMNE-ja shërbehet me goditje të ulëta duke keqpërdorur persona që kanë ndërruar jetë, kurse pohimet e Kovaçkit I quajnë gënjeshtra të fabrifikuara.

“A thua për VMRO-DPMNE-në është normale që për qëllime politike të keqpërdoret fati tragjik i të ndjerit Aleksandar Kovaçevski të cilit i vdiqën dy fëmijë? Mickoski mendon se në këtë mënyrë do të tërheq vëmendjen e opinionit nga skandalet kriminale në Qytetin e Shkupit, për ndodhitë në VMRO-DPMNE dhe faktit që humbi në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale” thonë nga LSDM.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, nëpër disa rrethrrotullime në Shkup gjatë ditës janë vendosur mbishkrime “Dragan dezertor e spiun”. Nuk dihet se kush I ka vendosur të njëjtat, por sipas të gjitha gjasave është një mesazh për Dragan Kovaçkin e VMRO-DPMNE-së I cili gjatë ditëve të kaluara përmes press-konferencave kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Kovaçevski me arsyetimin se nëse është I paaftë për shërbimin ushtarak nuk mund të jetë në krye të Qeverisë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share