Seanca e komisionit për zgjedhje të gjykatësve vazhdoi nën tension

OPOZITA KUNDËR ZGJEDHJES SË JOVESKIT

Vazhdimi i seancës për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues ka vazhduar edhe sot me tensione. Deputetët e opozitës kanë vërejtje procedurale për mos respektimin e rregullores. Deputetja e VMRO – DPMNE-së, Lidija Petkovska akuzoi se kryetarja e komisionit, Marija Georgievska, në seancën e kaluar, ku është zhvilluar diskutim maratonik, ka shkelur rregulloren pasi, një deputete ka folur 10 orë, pa të drejtën e pauzës. Georgievska i’u përgjigj këtyre akuzave duke thënë se, përderisa deputetët kanë vendosur të flasin në mënyrë maratonike, atëherë duhet të jetë të gatshëm fizikisht dhe psiqikisht për ta përballuar atë.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, ende nuk ka kaluar pikën e zgjedhjes së prokurorit shtetëror, Lubomir Joveski për gjykatës kushtetues, për të cilën anëtarët e komisionit kanë zhvilluar debat maratonik. Opozita maqedonase është kundër zgjedhjes së tij, me arsyetimin se, Joveski ka heshtur katër vite dhe nuk ka luftuar sa duhet krimin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Joveski hesht dhe pret shpërblim, pret të bëhet gjykatës kushtetues. Por, lufta kundër krimit nuk nënkupton heshtje. Po të mos heshtte Joveskit, të ngriste akuza, të zbardhte krimin dhe të kishte kriminel të burgosur edhe ne sot do ta mbështesnim kandidaturën e tij për gjykatës kushtetues”, deklaroi Lidija Petkovska, deputete e VMRO-DPMNe-së.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ka filluar debatin për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues që nga muaji qershor i këtij viti. Anëtarët e komisionit deri më tani kanë mbështetur zgjedhjen e kandidates Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon këshilltar shtetëror e legjislacionit civil në Ministrinë e Drejtësisë si dhe gjykatësi civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender, që të dy të propozuar nga LSDM. Ndërkohë, komisioni nuk ka mbështetur asnjë nga gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO – DPMNE. Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese pothuajse një vit funksionon me përbërje jo të plotë dhe momentalisht ka vetëm 5 gjykatës, nga nëntë sa është e paraparë./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share