Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 22.07.2022 nëpunës polcorë të Deparatmentit të Policisë Kriminalistike, Sektori për Kriminalitet t Përgjithshëm dhe të Dhunshëm në koordinim dhe bashkëpunim me SPB-DPK Kumanovë, SPB Shkup, NJPB Aerodrom dhe Draçevë dhe NJPB Çair, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve e kanë zbardhur rastin “plaçkitje” e kryer më datën 23.02.2022 në Kumanovë, gjatë të cilës një personi i janë marrë 3.745.000 denarë në valuta të ndryshme, kurse SPB Kumanovë kundër tre personave ka parashtruar kallëzim penal sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Në të vërtetë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “plaçkitje” deri te PTHP Kumanovë është parashtruar kallëzim penal kundër M.R.(25), S.R.(28) dhe SH.R. (19) të gjithë nga f. Studeniçan-Shkup. Gjatë aktiviteteve të ndërmarra nga ana e nëpunësve policorë janë kryer bastisje në katër lokacione në shtëpitë e tre personave, gjatë së cilave janë gjetur dhe sekuestruar sende të cilat kanë lidhje me veprën penale. Nga ana e Gjykatësit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Kumanovë personave të denoncuar iu është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve./KLanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Moti i nxehtë/ I nxehti afrikan “mbërthen” vendin – autoritetet në gatishmëri!
Kryeqyteti u kaplua nga temperaturat e larta. Sot vendi regjistroi temperatura deri në 36 grade Celsius, ndërsa pasojat…
08.06.24 16:00
Shkurtesa “BDI” në librin e klasës së pestë | MASH: Nuk ka vendim për tërheqje të librit
Në librin e klasës së 5 të gjuhës shqipe në njësinë mësimore për shkurtesat, përpos institucioneve ndërkombëtare, një…
27.12.22 19:47
Ndryshime të mëdha të motit: Nga mesi i javës Maqedonia duhet të përgatitet për ulje drastike të temperaturave
Maqedonia pritet të përjetojë një ndryshim të madh të motit këtë javë, me temperaturat që bien ndjeshëm dhe…
14.04.24 19:06