VMRO-DPMNE dhe LSDM vazhdojnë “betejën”

STEVO PENDAROVSKI DHE GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA MBROHEN NGA PARTITË QË I MBËSHTESIN

Partitë më të mëdha maqedonase vazhdojnë përplasjet e tyre rreth kandidatëve për president. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë presidentin aktual i cili me mbështetjen e LSDM-së do të garojnë edhe për një mandat, se ai e përgënjeshtron vetveten. Sipas VMRO-së, Pendarovski tani e pranon se edhe pas ndryshimit të Qeverisë, vendi do të vazhdojë rrugën e tij europiane.

“Pendarovski po përpiqet të imponojë narrativën se vetëm ai dhe LSDM kanë qenë opsion pro-evropian dhe se nëse nuk do të ishin në pushtet, integrimi evropian do të dështonte. Por, vetë Pendarovski nuk e beson këtë retorikë. Në një moment ndershmërie, të cilën rrallë e ka pasur, ai pranon se edhe me ndryshimin e qeverisë, Maqedonia nuk do të devijojë nga kursi i saj evropian dhe integrimet evropiane do të vazhdojnë. Shumë faleminderit Stevo-s së sinqertë, i cili më së miri përgënjeshtron Pendarovskin, i cili tani po përpiqet të shpifë për VMRO-DPMNE-në” – thonë nga VMRO-ja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa nga LSDM, akuzojnë VMRO-DPMNE-në se ka mashtruar, pasi nuk ka mbledhur aspak nënshkrime për kandidaten e saj, Gordana Siljanovska – Davkova.

“DPMNE u mburr me pompozitet në konferenca për shtyp se kishin mbledhur nënshkrime për pak orë dhe më shumë se ç’duhej. Por doli që nuk ishte kështu. DPMNE gënjeu sërish qytetarët. Siç falsifikojnë anketat, kanë tentuar të falsifikojnë edhe mbledhjen e nënshkrimeve. Meqenëse nuk kanë mbledhur nënshkrime të vlefshme për kandidatin e tyre, DPMNE-ja e ka dorëzuar kandidaturën në KSHZ me nënshkrime të deputetëve dhe jo me nënshkrime të qytetarëve” – tha Lidija Tasevska, LSDM.

Tasevska nga LSDM thotë se pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit qëndruan 22.449 qytetarë, ndërsa pas Gordana Siljanovskës vetëm 40 deputetë të DPMNE-së. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share